Kosovë

KPK mblidhet të hënën: raportimet vjetore dhe performanca e prokurorëve në fokus

Reklamë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) do të mbajë të hënën, më 7 shtator, takimin e tij të 302-të, i cili do të nisë në orën 10:00.

Sipas agjendës së publikuar, gjatë këtij takimi pritet të shqyrtohen disa çështje që lidhen me funksionimin e sistemit prokurorial, raportimet vjetore të kryeprokurorëve, si dhe vlerësimin e performancës së prokurorëve.

Reklamë

Në fillim të takimit, anëtarët e KPK-së do të shqyrtojnë dhe miratojnë rendin e ditës, ndërsa më pas pritet të trajtohet procesverbali i takimit të 300-të të Këshillit Prokurorial.

Në rend dite përfshihen edhe mekanizmat e raportimit vjetor për vitin 2025 të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Një tjetër pikë e rëndësishme e agjendës është zgjedhja e një anëtari të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve.

KPK-ja pritet të shqyrtojë gjithashtu shfuqizimin e vendimit KPK/Nr.538/2025, të datës 17 korrik 2025.

Reklamë

Gjatë takimit pritet të diskutohet edhe bashkëpunimi ndërmjet Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) dhe KPK-së me organizatat e shoqërisë civile.

Në agjendë është përfshirë edhe çështja e ndalimit të veprimeve që bien ndesh me ligjin dhe që cenojnë të drejtat e palëve në procedurë. /lajmishqip.net

KPK mblidhet të hënën me raportimet vjetore, performancën e prokurorëve dhe disa vendime të rëndësishme në rend dite….

Lexo lajmin e plotë 👇