Veprimtari dhe atdhetari i njohur, Hektor Beqiri, ka shprehur mirënjohjen për bashkatdhetarët në Cyrih, pas pritjes dhe mbështetjes së dhënë gjatë aktiviteteve të platformës “Kosova po pret”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beqiri ka falënderuar mërgatën shqiptare në Cyrih për pjesëmarrjen, përkrahjen dhe energjinë e treguar, duke vlerësuar se kjo mbështetje është dëshmi e bashkimit të diasporës rreth kësaj kauze.
“Mirënjohje e pafund për bashkatdhetarët tanë në Cyrih për pritjen madhështore, për përkrahjen dhe për energjinë që na dhatë sot”, ka shkruar Beqiri.
Sipas tij, “Kosova po pret” po shndërrohet në një zë të përbashkët të mërgatës shqiptare, ndërsa aktivitetet do të vazhdojnë edhe më tej në Cyrih.
Beqiri ka njoftuar gjithashtu se aktiviteti do të vijojë edhe në orët e vona të mbrëmjes, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në takimin e planifikuar në Rinora 4.
Në fund të mesazhit të tij, Beqiri ka përcjellë edhe një apel të qartë për unitet:
“Një zë. Një qëndrim. Një kauzë.”
Duke e përmbyllur me mesazhin:
KOSOVA PO PRET!
Postimi i Beqirit vjen në kuadër të aktiviteteve të mërgatës shqiptare për çlirimtarët në Hagë, e cila në vazhdimësi ka dëshmuar përkushtimin dhe solidaritetin e saj ndaj çështjeve që lidhen me Kosovën dhe të ardhmen e saj.
Hektor Beqiri po ashtu ka paralajmëruar edhe për një aktivitet të fuqishëm nesër në Dusseldorf:
