Kosovë

Hektor Beqiri “mbush” Gjermaninë me fotot e çlirimtarëve – “Kosova po pret”, të shtunën, shfaqet në 77 lokacione

Reklamë

Atdhetari i shquar Hektor Beqiri ka bërë një thirrje të fuqishme për bashkatdhetarët në Gjermani, në prag të një momenti të veçantë për Kosovën.

Më 5 shtator, nga ora 20:00 deri në 20:05, në 77 lokacione në të gjithë Gjermaninë, ekranet reklamuese do të përcjellin mesazhin:

Reklamë

“KOSOVA PO PRET” 🇽🇰

Beqiri u ka bërë apel të gjithë shqiptarëve që jetojnë pranë këtyre lokacioneve që të mos e lënë këtë moment të kalojë në heshtje, por të shkojnë së bashku me familjarë e miq, ta përjetojnë nga afër dhe ta dokumentojnë me fotografi e video.

“Pesë minuta mund të duken pak, por një mesazh i tillë mund të mbetet gjatë në kujtesën tonë. Ka bashkatdhetarë që janë larg dhe nuk kanë mundësi ta shohin këtë moment nga afër. Le t’ua përcjellim përmes fotografive dhe videove tona,” është në thelb thirrja e tij.

Linku ku do të shfaqen ekranët me çlirimtarët në 77 lokacione në Gjermani: https://www.screen-ads.com/standorte

Ky është më shumë se një moment në ekran. Është një mundësi për bashkim, përkatësi dhe krenari shqiptare, duke e bërë zërin e Kosovës të dukshëm edhe larg atdheut.

Reklamë

🇽🇰 77 lokacione në Gjermani.
⏰ 5 minuta.
❤️ Një mesazh për Kosovën.

Thirrja e Hektor Beqirit është e qartë: Mos rrini në shtëpi. Shkoni, shiheni, dokumentojeni dhe shpërndajeni!

KOSOVA PO PRET! 🇽🇰

Reklamë