Kosovë

Haki Abazi paralajmëron Abdixhikun: Me këtë kurs po ia mundëson Kurtit realizimin e synimit strategjik ndaj LDK-së

Reklamë

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës në Qeverinë Kurti I, Haki Abazi, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike, duke komentuar bashkëpunimin mes Lumir Abdixhikut dhe Albin Kurtit, si dhe mospajtimet e shfaqura brenda LDK-së rreth çështjes së presidentit.

Abazi ka deklaruar se për Abdixhikun ekziston vetëm një rrugë racionale, e cila, sipas tij, është tërheqja nga marrëveshja me LVV-në dhe ndërtimi i një konsensusi të gjerë opozitar.

Reklamë

Sipas Abazit, nëse Abdixhiku vazhdon me kursin aktual politik, ai rrezikon fundin e karrierës së tij politike dhe, njëkohësisht, realizimin e asaj që Abazi e cilëson si objektiv strategjik të LVV-së për shpërbërjen simbolike të LDK-së, të cilën ai e ndërlidh edhe me modelin aktual të Republikës.

“Për Lumir Abdixhikun, ekziston vetëm një dritare racionale: tërheqja nga marrëveshja aktuale me LVV-në dhe ndërtimi i një konsensusi të gjerë opozitar. Vazhdimi i kursit aktual çon në mënyrë deterministe në perëndimin e karrierës së tij politike dhe në realizimin e objektivit strategjik të LVV-së: shpërbërjen simbolike të LDK-së si parakusht për shpërbërjen e modelit aktual të Republikës”, ka shkruar Abazi./lajmishqip.net

Reklamë
Reklamë