Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se nuk planifikon të takohet me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në formatin që, sipas tij, po kërkon ky i fundit.
Megjithatë, Gjini tha se është i gatshëm të përballet me Kurtin në një studio televizive, ku qytetarët do të mund ta dëgjonin drejtpërdrejt diskutimin mes tyre.
“Nuk e kam në plan me u taku me zotin Kurti qysh po kërkon ai, por do të takohesha me Kurtin në studio live për të parë e dëgjuar secili qytetar se çfarë kam për t’i thënë. Unë kam shumë për t’i thënë. Jam shumë i gatshëm për një takim të tillë, s’ka nevojë as letër me më çu. Por nuk e kam në plan me i shku në takim në një zyrë që nuk është e tij”, deklaroi Gjini./lajmishqip.net
