Mbështetës të Partisë Demokratike (PD) u kanë vënë flakën ulëseve të vendosura nga kryeministri Edi Rama para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, si pjesë e nismës së tij për dialog me studentët protestues.
Incidenti ka ndodhur pas mbërritjes së protestuesve para Kryeministrisë, ku disa prej ulëseve janë përfshirë nga flakët, ndërsa në sfond janë dëgjuar thirrjet “Digje, digje!”.
Protesta kombëtare e Partisë Demokratike, e organizuar më 24 tetor 2026, zhvillohet në shenjë solidariteti me studentët, të cilët kanë hyrë në ditën e 12-të të protestave. Për të njëjtën ditë, në orën 14:00, është paralajmëruar edhe tubimi i studentëve në kryeqytet. /lajmishqip.net
