Tentativa për sulm në Leipzig kishte të gjitha shenjat karakteristike të terrorizmit të sponsorizuar nga shteti.
Kështu deklaroi të mërkurën shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, duke theksuar se Evropa duhet të koordinojë veprimet dhe të shqyrtojë se çfarë mund të bëjë më shumë, në një kohë kur sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës po përshkallëzohen.
Duke folur para një takimi joformal të ministrave të Jashtëm evropianë në Irlandë, Kallas bëri të ditur gjithashtu se po vazhdon puna për 1,600 lista sanksionesh që lidhen me kompleksin ushtarak rus, duke shtuar se “ndoshta ka të tjera për t’u shtuar”.
Qeveria gjermane deklaroi të martën se kishte arritur në përfundimin se Rusia ishte përgjegjëse për tentativën e sulmit me dron të muajit të kaluar./lajmishqip.net
