Kosovë

Aksion në Rezallë të Zubin Potokut, rrënohen objektet pa leje – Elshani jep detaje

Reklamë

Në Rezallë të Zubin Potokut është duke u zhvilluar një aksion për rrënimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për KosovaPress se njësitë policore po asistojnë inspektorët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës gjatë këtij aksioni.

Reklamë

“Policia, përkatësisht njësitë përkatëse, janë duke asistuar në një aksion të inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit, në rrënimin e objekteve pa leje”, ka deklaruar Elshani për KosovaPress.

Aksioni për rrënimin e ndërtimeve pa leje në zonën përreth Liqenit të Ujmanit kishte nisur më 21 korrik 2026.

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, kishte bërë të ditur më 30 korrik se deri në atë periudhë ishin rrënuar 17 objekte, përfshirë edhe vila.

“Përreth Liqenit të Ujmanit deri tash janë rrënuar 17 objekte/villa. Ky aksion do të vazhdojë pa kompromis dhe do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së pronës publike dhe zbatimit të ligjit”, kishte shkruar Pacolli./lajmishqip.net

Reklamë