Lajme

A do të rritet në 8 euro tarifa në Rrugën e Kombit? Reagon ministri Karakaçi

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë i Shqipërisë, Enea Karakaçi, ka reaguar ndaj informacioneve që po qarkullojnë në rrjetet sociale për një rritje të mundshme të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit nga 5 në 8 euro, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Karakaçi ka theksuar se tarifa aktuale mbetet e pandryshuar dhe se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka asnjë plan për rritjen e saj.

“E PAVËRTETË! Në rrjetet sociale po qarkullojnë informacione se tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit do të rritet në 8 euro. Ky informacion është i pavërtetë. Nuk ka asnjë rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë NUK ka asnjë plan për ndryshimin apo rritjen e tarifës aktuale”, thuhet në reagimin e ministrit Karakaçi. /lajmishqip.net