Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme me një minutë heshtje në nderim të Arlinda Zekajt dhe të gjitha grave të vrara në vend.
Seanca plenare, e thirrur pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, ishte paraparë të fillonte sot, në orën 16:00.
Në këtë seancë pritet të diskutohet për vrasjet e grave, dhunën në familje ndaj grave dhe fëmijëve, përgjegjësinë e institucioneve, si dhe masat për parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe mbrojtjen e jetës së grave.
Më poshtë mund të ndiqni pamjet nga Kuvendi i Kosovës, gjatë mbajtjes së minutës së heshtjes në nderim të viktimave./lajmishqip.net
