Kosovë

Tragjedia në Livoç të Ulët, detaje të reja nga QKUK-ja për gjendjen e Mazllum Bogujevcit

Mazllum Bogujevci është personi që mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri më 9 tetor në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku humbën jetën dy persona, ka raportuar Gazeta Sinjali.

Sipas raportimeve të këtij mediumi, Bogujevci u plagos në incidentin ku Valon Ramushi dyshohet se vrau bashkëshorten e tij, Nafije Bogujevci, dhe vëllain e saj, Egzon Bogujevci. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten objekt i hetimeve nga organet e drejtësisë.Lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurit, Gazeta Sinjali raporton se ka kontaktuar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku drejtori i Mjekimit Intensiv ka bërë të ditur se pacienti është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale për vazhdimin e trajtimit mjekësor.

Deri më tani nuk janë bërë publike hollësi të tjera për gjendjen aktuale shëndetësore të Bogujevcit apo për ecurinë e rikuperimit të tij.