Kosovë

“Ta shohim kush po manipulon”: Lirim Mehmetaj kryen test për substanca narkotike pas videos së kontestuar

Reklamë

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se gazetari Lirim Mehmetaj i është nënshtruar sot në mëngjes një testi për praninë e substancave narkotike, pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje të cilën ai dhe klienti i tij e konsiderojnë të manipuluar.

Koci ka deklaruar se, përballë pretendimeve të ngritura përmes videos, kanë vendosur që fillimisht të veprojnë me prova konkrete dhe jo vetëm përmes deklaratave publike.

Reklamë

“Veprimi i parë që kemi ndërmarrë me Lirimin ka qenë testi për praninë e substancave narkotike”, ka shkruar Koci.

Sipas avokatit, testi është kryer gjatë mëngjesit të sotëm, ndërsa rezultatet pritet të dalin gjatë pasdites dhe, siç ka paralajmëruar ai, do të bëhen publike.

Koci ka bërë të ditur gjithashtu se, pas publikimit të rezultateve, do të kërkohet përgjegjësi ndaj secilit person që, sipas tij, ka qenë i përfshirë në manipulimin dhe shpërndarjen e videos.

“Ta shohim kush po manipulon e kush po flet me prova”, ka përfunduar Koci.

Reklamë

Edhe vetë Mehmetaj ka reaguar lidhur me testin, ndërsa më herët kishte mohuar pretendimet që janë ngritur ndaj tij përmes videos së shpërndarë në rrjetet sociale./lajmishqip.net