Kosovë

Pas kundërshtimit të marrëveshjes për presidentin, Zemaj del me mesazh: “Sot e përgjithmonë në LDK”

Reklamë

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, njëri prej deputetëve që ka kundërshtuar marrëveshjen e arritur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Në mes të zhvillimeve të fundit dhe diskutimeve brenda LDK-së rreth marrëveshjes për presidentin, Zemaj ka dhënë një mesazh të shkurtër, duke theksuar se përkatësia e tij politike në këtë parti mbetet e pandryshuar.

Reklamë

“Sot e përgjithmonë në LDK”, ka shkruar Zemaj.

Ai e ka shoqëruar këtë deklaratë edhe me një mesazh për rrënjët dhe qëndrueshmërinë përballë zhvillimeve të momentit.

“Rrënjët e thella nuk luhaten nga erërat e ditës dhe nuk shkulen nga interesat e momentit”, ka shkruar Zemaj në Facebook./lajmishqip.net

Reklamë
Reklamë