Vetëm një muaj më parë, Laurenti Krasniqi kishte ndarë me ndjekësit e tij një prej momenteve më të veçanta dhe emocionuese të jetës.
Ai kishte publikuar në rrjetet sociale një video ku shihej duke i propozuar martesë të dashurës së tij, gjatë një fluturimi mbi New York.
Në pamjet e publikuara, Laurenti shihej duke ia zgjatur unazën partneres së tij, e cila e pranonte propozimin, ndërsa në sfond shtrihej panorama mbresëlënëse e qytetit.
Momenti i veçantë i çiftit ishte pritur me urime dhe mesazhe të shumta nga miqtë dhe ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
Sot, pas lajmit të rëndë se Laurenti humbi jetën në një aksident trafiku në Llukar të Prishtinës, pamjet e atij propozimi të lumtur, të publikuara vetëm një muaj më parë, marrin një kuptim krejt tjetër dhe rikthejnë kujtimin e një momenti që tashmë mbetet i paharrueshëm./lajmishqip.net
