Dita e sotme ishte e Kianoush Rostamit. Peshëngritësi fitoi edhe medaljen e dytë personale, duke ia siguruar Kosovës medaljen e nëntë në Lojërat Mesdhetare.
Paraprakisht, Rostami ngriti me sukses 166 kilogramë në shkëputje, rezultat me të cilin fitoi medaljen e argjendtë në “Taranto 2026”.
Më pas, ai vazhdoi me paraqitje të suksesshme, duke fituar edhe një tjetër medalje të argjendtë.
“Edhe një. MEDALJA e 9-të, e dyta e argjendtë dhe e dyta nga peshëngritësi Kianoush Rostami”, ka shkruar Komiteti Olimpik i Kosovës në rrjetet sociale.
Paraprakisht, xhudoja i kishte sjellë Kosovës pesë medalje, ndërsa nga një tjetër ishin siguruar në boks dhe karate.
Me sukseset e fundit, Kosova numëron gjithsej nëntë medalje në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare: dy të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta./lajmishqip.net
