Kosovë

Abdixhiku flet për Bekim Sejdiun: Rugovist në bindje, kisha frikë se VV-ja do ta prishte marrëveshjen në fund

Reklamë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në emisionin “Adresa” në Kanal 10, ka folur me vlerësim për kandidatin e LDK-së, profesor Bekim Sejdiun, duke e përshkruar atë si figurë të lidhur ngushtë me partinë dhe frymën rugoviste.

“Bekim Sejdiu është LDK në thelb, rugovist në bindje”, ka deklaruar Abdixhiku.

Reklamë

Abdixhiku tha se Bekim Sejdiu vjen nga një familje me traditë rugoviste dhe se rrugëtimi i tij politik e profesional është i lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai theksoi se Sejdiu e kishte nisur karrierën në Ankara dhe më pas e kishte vazhduar atë në Nju Jork, duke përmendur edhe lidhjet e tij familjare me LDK-në dhe institucionet e Kosovës.

Sipas Abdixhikut, familjarë të profesor Bekim Sejdiut kanë mbajtur edhe pozita të rëndësishme institucionale.

Kryetari i LDK-së tha se Sejdiu përfaqëson një profil të lidhur me traditën e partisë, frymën rugoviste dhe një formim të gjatë profesional e institucional.

Reklamë

Gjatë intervistës, Abdixhiku foli edhe për zhvillimet politike dhe marrëveshjen e arritur mes partive, duke zbuluar se kishte pasur shqetësime se procesi mund të dështonte në momentet e fundit.

“Kam pasur frikë se në momentet e fundit Lëvizja Vetëvendosje do ta prishte marrëveshjen”, ka deklaruar Abdixhiku./lajmishqip.net

Reklamë