Kosovë

Kurti dhe Abdixhiku sërish ballë për ballë, takim i ri pas përplasjeve për çështjen e presidentit

Reklamë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, janë takuar sërish në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut tashmë ka nisur. Ai vjen një ditë pasi gjashtë deputetë të LDK-së votuan kundër marrëveshjes mes dy partive lidhur me çështjen e presidentit.

Reklamë

Mbetet të shihet nëse takimi i sotëm mes dy liderëve do të sjellë zhvillime të reja dhe cili do të jetë epilogu i bisedimeve pas situatës së krijuar një ditë më parë./lajmishqip.net

Reklamë
Reklamë