Lajme

Jozefin Marku ndalohet pas kontrolleve të Policisë, zbardhet deklarata e tij: “Nuk po fshihem”

Reklamë

Këngëtari Jozefin Marku është ndaluar sot nga Policia e Tiranës, pas publikimit të pamjeve të incidentit fizik me Eduard Kuçin, rast për të cilin autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat hetimore.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, policia fillimisht ka kontrolluar banesën e Markut në Fushë-Kuqe, por ai nuk është gjetur aty.

Reklamë

Më pas, sipas të njëjtave informacione, janë kryer rreth 10 kontrolle në banesat e personave të afërt me të, në kuadër të kërkimeve për lokalizimin e tij.

Marku është gjetur në banesën e mikut të tij, Kristian Nikolli, në Fushë-Krujë. Raportime të tjera mediale bëjnë të ditur se ai është gjetur në tualetin e banesës, ndërsa ky detaj nuk është konfirmuar në raportimin e Top Channel që zbardhi deklaratën e tij.

Në momentin kur është gjetur nga policia, Marku ka mohuar se po përpiqej t’u shmangej autoriteteve. “Jam për qejf këtu, nuk po i fshihem policisë. Do të vija vetë në polici nëse e dija që po më kërkonit”, raportohet të ketë deklaruar ai./lajmishqip.net

Reklamë