Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i saj do të mbahet më 9 shtator, në orën 11:00, pas marrëveshjes së arritur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Dehari ka theksuar se ende nuk ka qartësi të plotë nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për konstituimin e institucioneve, ndërsa pret që deri atëherë marrëveshja të shoqërohet me përgjegjësi konkrete dhe gatishmëri për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese. Ai ka theksuar se Kosovës nuk i duhet një tjetër zvarritje, krizë institucionale apo proces i ri zgjedhor./lajmishqip.net
