Kosovë

Mot i ngrohtë në Kosovë, por java sjell edhe reshje e rrufe

Reklamë

Gjatë javës së ardhshme, në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, i ngrohtë dhe me intervale të gjata me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të jenë mbi vlerat tipike për fillimin e shtatorit, veçanërisht gjatë ditëve të para të javës.

Të enjten pritet një ndryshim i përkohshëm i kushteve atmosferike, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht të karakterit lokal. Pas këtyre zhvillimeve, të premten temperaturat pritet të pësojnë një rënie të lehtë. /lajmishqip.net

Reklamë
Reklamë