Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekës, po merr trajtim me infuzion pas vrasjes së klientes së saj, e cila ndodhi mbrëmjen e kaluar në Vitomiricë të Pejës, raporton Indeksonline.
Në një intervistë për këtë medium, Hoxha, e përlotur dhe e tronditur nga ngjarja, ka fajësuar institucionet shtetërore për vrasjen e nënës së një fëmije, duke kërkuar përgjegjësi për rastin.
“Nuk kom me vdekë pa e çu dikon në burg. Krejt janë të involvum në rast. Të gjithë janë fajtorë e sot po mundohen me gënjeshtra me e arsyetu veten. Prokuroria është përgjegjëse kryesore. Arlinda më ishte ba pjesë e jetës sime. Për çdo ditë më ka thirrë, e për çdo ditë kemi fol për hjekat e saj. Më ka thanë se po du me e pa djalin para se me vdekë”, ka deklaruar mes lotësh avokatja Adelina Hoxha për Indeksonline./lajmishqip.net
