Kosovë

Alarmi i profesorit amerikan David Kanin, ku gaboi Kosova me Uashingtonin dhe pse Vuçiqi po përfiton nga qasja e Kurtit

Reklamë

David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin “Johns Hopkins”, vlerëson se Kosova ka vepruar në masë të madhe mbi bindjen e gabuar se mbështetja e Uashingtonit “do të jetë gjithmonë e garantuar”.

Sipas analizës së tij, vendi aktualisht gjendet pa një orientim të qartë strategjik, i zhytur në një krizë të thellë politike dhe në mungesë të një vizioni të qëndrueshëm afatgjatë.

Reklamë

“Serbët janë treguar dukshëm më të suksesshëm se kosovarët në menaxhimin e raporteve me Uashingtonin, veçanërisht që nga ardhja e Kurtit në pushtet. Edhe pse në thelb pajtohem me qëndrimin e tij sa i përket dialogut me evropianët, Kurti nuk shkon mirë me askënd. Qasja e tij nuk pëlqehet dhe Vuçiq ka ditur ta shfrytëzojë këtë në avantazhin e tij”, theksoi Kanin për emisionin “Expose”.

Në rrethanat e një politike amerikane gjithnjë e më transaksionale, eksperti thekson se Prishtina bëri një hap të gabuar kur hezitoi dhe refuzoi avancimin e projektit për gazin e lëngshëm të SHBA-së.

Ai vëren se institucionet e Kosovës, për dallim nga Beogradi, dështuan të lexojnë peshën e madhe gjeopolitike që ky partneritet energjetik do të kishte në konsolidimin e marrëdhënieve me Uashingtonin.

“Serbia, Maqedonia e Veriut… tashmë kanë nënshkruar marrëveshje konkrete për furnizim me gazin amerikan. Kosova ka bërë një gabim serioz në këtë çështje”, përfundon Kanin./lajmishqip.net

Reklamë