Lajme

Rikthehet “AlbKings”? Sinjalizuesi raporton grup të ri në Telegram, administratorët paralajmërojnë përmbajtje “VIP”

Reklamë

Grupi famëkeq “AlbKings”, i cili gjatë vitit 2024 u bë një nga temat më të diskutuara në Kosovë për shkak të shpërndarjes së materialeve intime pa pëlqim, duket se është shfaqur sërish në platformën Telegram.

Në redaksinë e Gazetës Sinjali ka mbërritur një sinjalizim nga një qytetar, i cili ka dërguar pamje të një grupi dhe një kanali në Telegram që mbajnë emrin “AlbKings”.

Reklamë

Nga pamjet e siguruara shihet se grupi aktualisht numëron mbi 13 mijë anëtarë, ndërsa kanali i lidhur me të ka mbi 11 mijë abonentë. Në postimet e fundit, administratorët paralajmërojnë publikimin e përmbajtjeve të reja, të cilat i përshkruajnë si “VIP” dhe “Premium”.

Në njërin prej postimeve pretendohet se po përgatitet një koleksion me “video & foto të ndryshme VIP”, të vjetra dhe të reja. Në listën e emrave të përmendur nga administratorët figurojnë Noizy, Enca, Don Xhoni, Xhensila Myrtezaj, Cozman dhe Tuna.

Në një tjetër publikim, administratorët e përshkruajnë hapësirën si një grup “ekskluziv” me fotografi të personave të njohur dhe paralajmërojnë se materiale të reja do të publikohen “shumë shpejt”.

Ndërkohë, në një njoftim tjetër përdoret shprehja “PREMIUM VIP – SË SHPEJTI”, ndërsa ndjekësve u bëhet thirrje të presin për materialet që administratorët pretendojnë se do t’i publikojnë.

Reklamë

Nuk është konfirmuar nëse materialet e paralajmëruara ekzistojnë, nëse janë autentike apo nëse personat e përmendur kanë ndonjë lidhje me përmbajtjet e pretenduara. /lajmishqip.net