Lajme

Majko me paralajmërim të fortë: Kosova rrezikon të hyjë në “paradhomën e shteteve të dështuara”

Reklamë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar me shqetësim për ngërçin politik në Kosovë dhe situatën e krijuar rreth zgjedhjes së presidentit të Republikës.

Majko ka vlerësuar se zhvillimet aktuale po e vështirësojnë edhe më shumë gjetjen e një rrugëdaljeje nga kriza politike dhe institucionale.

Reklamë

Sipas tij, nëse vazhdon kjo situatë, Kosova rrezikon seriozisht të hyjë në atë që ai e ka cilësuar si “paradhoma e shteteve të dështuara”.

Në reagimin e tij, Majko ka shkruar:

“Zgjedhja e presidentit të republikës, në Prishtinë, po kthehet në një ‘lodër’ vetëvrasëse!

Situata e krijuar në politikën e Kosovës po ‘vret’ mekanizmin e fundit për gjetjen e zgjidhjes së krizës! Ky mekanizëm është i lidhur me zgjedhjet e parakohshme! Votuesit kanë ‘ngrirë’ rezultatet dhe krizën e mosmarrëveshjes! Në kutinë e votimit, Kosova po mbetet jetime!

Reklamë

Kosova rrezikon, seriozisht, të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuar!

Shpresa e fundit është lodhja nga ideja se dështimi i njëri-tjetrit është ‘zgjidhje’!

Errësira e vërtetë nuk është ajo që njohim, por bindja se drita nuk do të vijë!”, ka shkruar Majko./lajmishqip.net