Kosovë

Abdixhiku shpërthen ndaj deputetëve rebelë – Zbulon prapaskenat e dështimit për presidentin dhe rrezikun e rikthimit në 12%

Reklamë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka drejtuar akuza të rënda ndaj gjashtë deputetëve rebelë, duke theksuar se me refuzimin e kandidatit partiak për kryetar shteti, ata e çuan vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas kreut të LDK-së, ky hap destruktiv i brendshëm përbën goditje të drejtpërdrejtë ndaj vetë partisë.

Reklamë

“Njësoj siç ju paralajmërova më 2020, kur verbëria politike e rroposi LDK-në në 12 për qind, po jua përsëris edhe sot: kjo lëvizje e dëmton vetëm LDK-në. Është krejtësisht e pakuptueshme se si nuk e nuhatni këtë greminë dhe sesi ushqeheni me duartrokitjet e atyre që historikisht kanë punuar kundër LDK-së”, ka deklaruar i prerë Abdixhiku.

Reagimi i tij i plotë:

Mirëmëngjesi, Kosovë!

Të nderuar, dje nuk ra asnjë ujdi bashkëqeverisëse me Vetëvendosjen, ngase një pakt i tillë nuk ishte as në letër. LDK-ja e kishte vulosur tashmë rreshtimin e saj në OPOZITË. Këtë qëndrim unanim e kishin mbështetur pa përjashtim të gjithë deputetët tanë.

Reklamë

Shtrohet pyetja: me çfarë triumfi po krenohen sot?

Çfarë akti heroik paskan kryer?

E vërteta është se dje u bllokua zgjidhja institucionale për Presidentin e Republikës. U hodh poshtë figura konsensuale e propozuar nga LDK-ja, vendim ky që vulosi përfundimisht kursin e krizës: zgjedhje të reja parlamentare.

Dëme dhe sabotime di të shkaktojë gjithkush.

Për këtë destruktivitet, urime pra!

Por njësoj siç ju paralajmërova më 2020, kur verbëria politike e rroposi LDK-në në 12 për qind, po jua përsëris edhe sot: kjo lëvizje e dëmton vetëm LDK-në. Është krejtësisht e pakuptueshme se si nuk e nuhatni këtë greminë dhe sesi ushqeheni me duartrokitjet e atyre që historikisht kanë punuar kundër LDK-së.

Shkuarja në kutitë e votimit nuk ka qenë synim i LDK-së. Ky opsion nuk ka dalë nga strukturat dhe as nga vullneti i bazës sonë. Përkundrazi, kjo krizë është projektuar prej muajsh nga klane të tjera politike, të cilat tashmë po arrijnë të kontrabandojnë ndikim brenda radhëve tona.

Ndaj këtij fakti kam vetëm indinjatë!

Megjithatë, nuk ka zmbrapsje. Jemi shumicë dërrmuese. E drejta është me ne. Këtë e kemi amanet politik. Republika patjetër do të dalë fituese./lajmishqip.net