Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur në një konferencë për media pas mbledhjes së zhvilluar me grupin parlamentar të LVV-së.
Kurti deklaroi se marrëveshja me LDK-në mbetet e vlefshme, por theksoi se tashmë është krijuar një situatë e re, pasi gjashtë deputetë të LDK-së refuzojnë ta votojnë Bekim Sejdiun.
Ai tha se vazhdon të besojë në vullnetin e sinqertë të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Sipas Kurtit, vendi po përballet me rrezikun e zgjedhjeve të katërta brenda më pak se dy vjetësh.
“Marrëveshja politike është e vlefshme, por kemi një situatë të re që duhet ta adresojmë. Unë besoj në vullnetin e sinqertë të Lumir Abdixhikut dhe në vullnetin e qytetarëve që të mos shkojmë në zgjedhje. Zgjedhjet e katërta për dy vjet po na kërcënojnë”, ka deklaruar Kurti. /lajmishqip.net
