Stiropori i Historisë: Kur Serbia Përjeton Kosovën, Pa Kosovën

4 minutes, 20 seconds Read

Shkruan Migjen Kelmendi

Protestat studentore n’Serbi, janë nji prej ngjarjeve ma domethanëse që po ndodhin aktualisht në këtë pjesë të Ballkanit. Guximi, qytetaria, vendosmënia dhe masiviteti i tyne janë dëshmi se Serbia, ky vend i krimeve dhe gjenocidit në shekullin XX, dhe vend i mbytun në autokraci, në abuzim me pushtetin, me lirinë e medias dhe resurset kombëtare në shek. XXI, asht çue n’kambë për me e dëshmue përcaktimin e vet për vlerat civilizuese, qytetarinë, demokracinë dhe me shpall, edhe me numra, mohimin e qeverisjes pa llogaridhanie.

Nuk kam qysh mos me e pa këtë parabollë të metodave që studentat beogradas i kanë zgjedhë për me kontestue qeverine e Vućić, me metodat paqësore të shqiptarëve n’Kosovë, gjatë viteve ’80 dhe ’90 të shekullit të kaluem: marshi qytetar prej qyteteve të Kosovës në shej solidariteti me protestat e minatorëve dhe studentave n’Prishtinë kundër politikave të Miloševiç’it në vitin 1989, njashtu siç u nisën studentat prej Beogradi drejt Novi Sadi pardje, në shej solidariteti kundër politikave dhe qeverisjes së Vućić’it; përcaktimi i tyne për mosbindje qytetare dhe joviolencë, krejt njisoj si shqiptarët e Kosovës.

Serbisë po i ndodhë “Kosova” – pa Kosovën!

Politikat që autokratët serbë, me komoditetin e superioritetit ushtarak, i pëdorshin kundër shqiptarëve n’Kosovë, po ju kthehen sot si n’Beograd, Novi Sad, Niš…

Ndaj studentave, qytetarëve të pabindun, dhe protestave paqësore të shqiptarëve, Milošević pat vendos me veprue me dhunë e arrogancë. Por, historia asht e paparashikueshme, të sjell para sfidave të njajta, por me role tjera: a ka me përdorë dhunë Vućić ndaj studentave dhe qytetarëve të pabindun, paqësor si shqiptarët, sot, kur ata s’janë shqiptarë, po serbë?

Historia e pruni qeverisjen n’Serbi para të njajtës situatë: a me përdorë dhunë a jo?

E kanë serbët nji thanje të njoftun: “ , ”.

Dhe parabolla mes lëvizjes qytetare dhe emancipuese të Kosovës, diku 50 vjet ma përpara, me përpjekjet e sotme n’Serbi për qytetari, emancipim dhe dalje nga ‘̌ ’, e pat edhe nji ngjashmëni frapante: stiroporin!

Në ecjen e studentave prej Beogradi drejt Novi Sadi, në vendin Indjija, atyne ju ofruen nji ‘shpikje shqiptare’ për situata të randa, kur duhesh me kalue natën në fushë: stiropor! (Shih foton).

Gjatë egzodit të qytetarëve prej Prishtine, në vitin 1999, aty në fushën ngat Stacionit të Trenit, ku duhej me pritë trenin e nata ish e gatë, do djem të gjindshëm e patën thye nji magacin dhe i patën gjetë do stiropora, të cilët mandej qytetaret i përdorën për me i izolue familjet prej të ftoftit e lagshtisë së fushës. Krejt njisoj si në Indjija, si në romanin “Darka ndër bomba”! (Ju ftoj me e lexue këtë fragment).

Asgja s’asht ma fantastike se realiteti!

——————————————

“ ”

()

Albani s’un u rahatojke aty në tokë e u kthejke sa andej, sa këndej, tuj e mendue a thu sa fëmi apatrida kanë lindë në këte fushë këto ditë. Në ato çaste, andej kah ana e djathtë e Stacionit të trenit, u panë do tablla të bardha, në të cilat u përthejke drita e hanës dhe i bojke si diçka irreale. Shumë shpejt u kuptue se ata katër kopilana, tuj u sillë poshtë e përpjetë nëpër kamp, e kishin gjetë nji magaze atje kah fundi i fushës, e kishin thye dhe kishin zbulue mbrenda tablla stiropori, u konstatue 3 centimetërshe të trasha, me dimensione 1m x 50 cm, të cilat filluen me i çkepë nëpër familje. U ba tollovi andej, dhe s’mujshin krejt me shkue e me i marrë. Ma të fortit, dhe ma të gjindshmit, i merrshin për me jau shtrue ma s’pari pleqve dhe atyne që ishin të smutë, por kur u pa ma vonë se s’ka për të gjithë, ndjenja e solidaritetit e mbisundoi instiktin, filluen me i thye ato tablla në copa ma të vogla dhe me i shpërnda nëpër familje. Për nji moment, ato copa të thyeme stiropori që u çkepën në katër anët e fushës, e në të cilat përthehej drita e hanës së dalldisun, u dokën si shkuma e dallgëve të nji deti të trazuem nga erënat e historisë e providencës. I vetmi që e transcendojke ate moment dhe s’ish i preokupuem me utiliaritetin e stiroporit, ishte Albani.

“O Zot sa bukur”, tha me gjysë zani dhe sillej në bosht për me mujtë me i kapë e shijue ato skena monumentale, ku hana e harlisun drite, drama njerëzore e derdhun në fushë dhe stirpori i rastisun, e krijuen ate aludim deti të trazuem e shkumbuem, ate efekt teatral në skenën e providencës…̌ …

Sa i futën ndër bythë, dhe u ulën mbi to, gjithçka prapë u qetue, njashtu si deti i qetuem mbas fortune.

Publikime te ngjashme