Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar sot vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në vendimin e PZAP-së thuhet se aprovohet rekomandimi i Zyrës për Çertfikim dhe Kontroll Financiar në KQZ dhe Lista Serbe çertifikohet për të marrë pjesë në […]
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se deri më tani kanë aplikuar për regjistrim 63 mijë e 997 nga diaspora për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në një njoftim për media, KQZ-ja përkujton bashkatdhetarët se ka mbetur edhe një ditë afat për aplikim për të votuar jashtë Kosovës. “Mos e humb mundësinë tënde që […]
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publike marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit. Në këtë garë elektorale, partia fituese e zgjedhjeve të fundit do të rreshtohet krah për krah me Listën Guxo, Alternativën dhe PSHDK-në. Sipas njoftimit zyrtar, ky pakt nuk është thjesht bashkim numrash, por një zotim për forcimin e institucioneve […]
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guérot. Fokusi i diskutimit ishin zhvillimet më të fundit politike në vend, si dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor. Gjatë bisedës, Osmani nëvizoi rëndësinë jetike të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, duke kërkuar respektimin e […]
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka cilësuar si vendimtar “kthimin e komunave të veriut te populli” si dhe fuqizimin e strukturave komunale në jug të Ibrit, duke i lidhur këto zhvillime drejtpërdrejt me “të ardhmen dhe mbijetesën e popullit serb”. Ky qëndrim u bë i ditur pas një […]
Në dinamikën e vrullshme të politikës kosovare, ku aleancat ndërrojnë kahje brenda natës, “gjurmët digjitale” mbeten dëshmitarët e vetëm të kohërave të shkuara. Një detaj i tillë, sa i pazakontë aq edhe intrigues, gjendet ende i paprekur në profilin e Valon Xhelilit, bashkëshortit të deputetes së njohur të LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili. Ndërsa deputetja Kica-Xhelili sot […]
Që nga dita e djeshme, Transporti Publik dhe disa kompani të transportit privat kanë pezulluar qarkullimin e tyre. Arsyeja lidhet me krizën financiare dhe mos-alokimin me kohë të buxhetit, duke krijuar vështirësi serioze për qytetarët e Prishtinës, të cilët në përditshmëri mbështeten tek ky shërbim. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj situatës, […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot u pyet nga mediat për situatën me buxhetin e tri komunave: Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut. Ajo theksoi se ka kërkuar nga partitë politike të mblidhen dhe ta miratojnë buxhetin, i cili ishte i paraqitur si pikë e veçantë. Megjithatë, sipas saj, disa subjekte kanë vendosur të mos marrin […]
Oda e Përmbaruesve Privatë të Kosovës ka përmbyllur me sukses pjesëmarrjen e saj në Këshillin e Përhershëm të Unionit Ndërkombëtar të Përmbaruesve Gjyqësorë (UIHJ), i mbajtur nga 19 deri më 21 nëntor 2025 në Paris. Delegacioni i udhëhequr nga Kryetari i Odës, z. Mehdi Reshani, e i mbështetur nga Ministria e Drejtësisë, u kthye me […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për POLITICO, duke ecur nëpër Berlin. Ajo ka folur për shumë çështje, në mesin e tyre edhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. E pyetur për vizitën e planifikuar në rajon dhe Kosovë të ministrit të jashtëm gjerman, Johann Wadephul, Osmani tha se ai e […]
