Nga akuzat për korrupsion, deri te përdorimi i emërtimeve poshtëruese për një popull të tërë. Parullat me të cilat protestuesit në Serbi, tash e një vit, kërkojnë përgjegjësi nga pushteti për shembjen e çatisë në Novi Sad, po shoqërohen edhe me brohoritje shoviniste. Ndonëse të drejtuara ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, ato realisht fyejnë popullin shqiptar […]
Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka komentuar raportimet e mediave ndërkombëtare rreth “Safarit të Snajperëve” – vrasjeve rekreative në Sarajevë gjatë rrethimit (1992-96), organizuar nga njësitë e Radovan Karaxhiqit e Ratko Mlladiqit, çështje për të cilën prokuroria italiane ka nisur hetime. Stojkoviq ka publikuar pamje të Aleksandar Vuçiqit nga ajo periudhë, ku ai shihet duke mbajtur […]
Republika e Moldavisë, një ndër vendet evropiane që ende nuk e njeh shtetin e Kosovës, ka ndërmarrë së fundi një hap të ri – lejon aplikimin online për viza për qytetarët kosovarë, duke u bërë kështu më e qasshme për vizitorët nga Kosova. Ky zhvillim ndodh në një shtet që po balancon mes integrimit në […]
Katër persona, dy gra dhe dy burra, kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur sot pasdite pranë Senjit në Kroaci, pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në det. Sipas Departamentit të Policisë Lika-Senj, ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 16:30 në vendbanimin Bunica. Ekipet e emergjencës dhe […]
Serbia, gjatë dhjetë muajve të fundit, ka arritur një nivel të ri represioni, dhune dhe polarizimi politik – vlerësuan eurodeputetët në debatin e Strasburgut mbi gjendjen e demokracisë në këtë vend. Ata akuzuan presidentin Aleksandër Vuçiq për vendosjen e një modeli autoritar pushteti, që sipas tyre nuk ka vend në Bashkimin Evropian. Eurodeputetët theksuan se […]
Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të përfaqësuesit të Serbisë, Petar Petkoviq, i cili në Bruksel refuzoi të diskutojë me palën e Kosovës për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe subvencionet për bujqësinë. Këto fonde, të ndara nga Qeveria e Kosovës, janë bllokuar nga autoritetet në Beograd. Në një reagim […]
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka bërë të ditur se Gjykata e Lartë në Beograd, konkretisht Departamenti për Krime të Luftës, i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh shtetasit kosovar, Lulzim Halili. Vendimi u mor më 24 korrik 2025, dy ditë pas arrestimit të tij nga autoritetet serbe më 22 […]
Ministria kineze e Mbrojtjes njoftoi të hënën se Serbia dhe Kina do të zhvillojnë stërvitjen e tyre të parë të përbashkët ushtarake më vonë gjatë këtij muaji. Zëdhënësi i Ministrisë, Koloneli Jiang Bin, saktësoi se në stërvitjen e koduar “Paqeruajtësit 2025” do të marrin pjesë forcat speciale të të dyja vendeve dhe ajo do të […]
Anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beqiroviq, ka reaguar ashpër ndaj raportimit të mediave pro-regjimit në Serbi, pas fjalimit të tij të mbajtur në Potoçari më 11 korrik, në 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë. Sipas Beqiroviqit, propaganda aktuale është një vazhdimësi e drejtpërdrejtë e politikave të vjetra. “Nuk ishte rastësi që fola në Potoçari për […]
Ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Drashkoviq, ka deklaruar se Presidenti Aleksandar Vuçiq është sot një “njeri tjetër” në krahasim me fillimin e mandatit të tij, duke argumentuar se kthesa e tij pro-evropiane u sabotua nga vetë opozita dhe Kisha Ortodokse Serbe. Në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda”, Drashkoviq tha se Vuçiqi i viteve 2012-2014 […]
