Në rrjete sociale janë publikuar pamje që tregojnë deputetin laburist Mike Amesbury duke grushtuar një burrë në rrugë.
Videoja tregon deputetin e Runcorn dhe Helsby duke grushtuar një burrë, i cili ra në tokë, përpara se ta godiste vazhdimisht, shkruan skynews.
Këto pamje vijnë pas disa të tjerave ku shihet Amesbury duke i bërtitur një burri të shtrirë në tokë dhe duke i thënë: “Nuk do të më kërcënosh më kurrë”.
Në një deklaratë të djeshme, Amesbury tha se ai ndihej “i kërcënuar në rrugë pas një mbrëmjeje me miqtë” – dhe shtoi se ai “kontaktoi vetë Policinë e Cheshire për të raportuar atë që ndodhi gjatë këtij incidenti”.
https://twitter.com/Xcellent78/status/1850565171476898251
Bëhet e ditur se Amesbury i cili ka qenë deputet që nga viti 2017 do të “bashkëpunojë” me policinë për hetime.
“Është një çështje e policisë dhe ne duam t’i lejojmë ata ta bëjnë atë punë”, tha Sekretarja britanike e Arsimit, Bridget Phillipson./Telegrafi