Deputeti i Lëvizjes Guxo, Nezir Kraki derisa iu referua kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se faza e parë e tragjedisë ndodhë kur dikush merr pozitë që nuk e ka merituar. Ndërkaq, sipas tij, faza e dytë e tragjedisë është kur i njëjti bindet se e meriton atë pozitë.
Para gazetarëve, Kraki tha se LVV-ja nuk ka përdorur asnjë “kiks” politik që të përfitojnë nga koha, porse e kanë propozuar emrin e kryeparlamentares me kohë.
“Kryetari i LDK-së ka nisur të bindet që është kryetar i LDK-së. Kjo është pak tragji komike. Faza e parë e tragjedisë ndodhë kur ti merr pozitë të cilën nuk e ke merituar, për të cilën s’je. Faza e dytë e tragjedisë ndodhë kur ti bindesh që e kemi merituar”, tha Kraki.
Sipas Krakit, Gjykata Kushtetuese nuk ka mundësi që mos të jap të drejtë për votim të fshehtë.
Kraki potencoi se prezenca e deputetëve dhe votimi është obligativ për ta.
Ndërkaq, fjala “nomadë” e përdoruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti karshi partive që deri tani ishin në opozitë, sipas Krakit nuk është diçka e keqe./kosovapress