Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë të jenë një ndër çiftet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, dhe bashkë me famën, përballen vazhdimisht me aludime për marrëdhënien e tyre. Së fundmi, ka qenë vetë këngëtari ai që ka vendosur t’u përgjigjet zërave për një ndarje të mundshme.
Në stilin e tij karakteristik, Luiz Ejlli ka përdorur ironinë për të adresuar thashethemet. Ai ka ripostuar një fotografi të darkës së publikuar nga partnerja e tij, Kiara, duke e shoqëruar me një mbishkrim thumbues që u vu re menjëherë nga ndjekësit.
“Po bëjmë sikur jemi bashkë,” shkroi Ejlli, duke u tallur hapur me aludimet se lidhja e tyre është fasadë ose ka marrë fund.
Ky reagim vjen ndërkohë që fansat janë bërë kuriozë edhe për një tatuazh të ri të këngëtarit, të cilin ai po e mban të fshehur, duke shtuar më tej misterin dhe vëmendjen rreth tij. Pavarësisht se thashethemet nuk kanë të ndalur, duket se edhe përgjigjet ironike të Luizit do të jenë gjithmonë prezente.