Gazetari dhe ish-politikani Dukagjin Gorani, ka folur mbi mënyrën se si funksiononte shteti i Jugosllavisë.
Gorani tha se Jugosllavia ka qenë një kullë prej letre, e ndërtuar dhe mirëmbajtur nga një konsensus ndërkombëtar dhe një përpjekje e brendshme për ta mbajtur pushtetin të pandryshuar.
“Jugosllavia ka qenë shembull dhe në histori do shkoj si shembull që tregon se zhvillimi ekonomik, sidomos ai i induktuar nga jashtë dhe i improvizuar nuk nënkupton zhvillimin e vetëdijes së shoqërisë. Jugosllavia e ka pasur fatin që me qenë, ose me u përpjekë që ta prodhoj përshtypjen e një vendi të pa inkuadruar brenda një sistemi global bllokist, brenda luftësë ftohtë dhe për shkak të kësaj pozite, neutral por edhe për shkakk të potencialit të saj me shku nga njëra ose tje anë, Jugosllavia qenë shtet i lazdruar, sidomos financiarisht dhe ekonomikisht”, tha Goranië n Rubikon të Klan Kosovës.
Sipas tij, mirëqenia në Jugosllavi ishte e pamerituar dhe nuk kishte fare kujdes për pronën shoqërore.
“Nga vitet e 60-ta deri në fund të viteve të 70-ta, diku një 20 vjetësh, ekonomia Jugosllave ndërtohet mbi kredi të hatashme që kanë qenë pjesë e programmeve të ndryshme perëndimore të zhvillimit të vendeve në zhvillim dhe Jugosllavia i ka përdorur a fondeto dhe i shpenzuar deri në dollarin e fundit duke endërtuar një mirqene dhe një perceptim t mirëqenies, i cili ka qën fundamentalist i pamerituar, nuk ek ekzistuar diçka q i i thonë etikë .