“Ekrani blu i vdekjes”. Çfarë e shkaktoi kaosin global

2 minutes, 12 seconds Read

Në bazë të problemit global në sistemet kompjuterike qëndron një përditësim i dështuar i softuerit antivirus CrowdStrike, i cili ka nxjerrë jashtë funksioni pajisjet Microsoft

Sot në mëngjes bota u zgjua në kaos për shkak të një problemi kompjuterik që paralizoi sistemet e komunikimit të aeroporteve, bankave, mediave dhe çdo platforme që përdor pajisje Microsoft. Gjigandi global i IT-së raportoi se ka vënë në zbatim “masa zbutëse”, që nuk do të thotë se janë gjetur zgjidhje, por se sistemet e urgjencës janë vënë në funksion për të anashkaluar problemin ndërsa pritet një zgjidhje përfundimtare. Problemi themelor mund të ketë lindur për shkak të softuerit antivirus i krijuar nga palë të treta, prodhuar nga Crowdstrike, i cili nisi ​​një përditësim gjatë natës, që megjithatë, për arsye që mbeten për t’u verifikuar, shkoi keq, duke shkaktuar daljen jashtë funksioni të sistemeve të Microsoft.

Ekspertët raportuan këtë si shkakun kryesor, i cili është edhe baza e të ashtuquajturit “ekrani blu i vdekjes”, ekrani blu tipik që shfaqet kur ka një problem të rëndë të sistemit, i cili nuk mund të anashkalohet në asnjë mënyrë. Megjithatë, ekspertët nuk janë ende të sigurt se problemet e Crowdstrike dhe ato të Microsoft janë të lidhura drejtpërdrejt dhe nuk mund të përjashtohet, edhe nëse mundësitë janë të pakta, që këto janë dy probleme shoqëruese, por jo të lidhura drejtpërdrejt. Sipas transmetuesit britanik Sky News, në një mesazh telefonik të regjistruar, Crowdstrike thotë se është në dijeni të problemeve në sistemin operativ Windows të Microsoft-it në lidhje me sensorin e tij Falcon.

Ndërkohë problemet pasojnë njëra-tjetrën dhe akumulohen. Në spitalet amerikane dosjet mjekësore të pacientëve janë të bllokuara dhe nuk mund të konsultohen nga mjekët, ndërsa në Gjermani dy spitale kanë bllokuar operacionet për të njëjtën arsye. Sistemi i transportit ajror është në vështirësi serioze, me shumë aeroporte të mbyllura për trafikun ajror. Në Evropë, ato që po vuajnë më shumë pasoja janë Berlini dhe Amsterdami, të cilët janë gjithashtu dy nga aerportet më të rëndësishme për tregtinë ndërkontinentale.

Kompania KLM ka vendosur të ndalojë të gjithë avionët e saj ndërsa Delta dhe American Airlines kanë raportuar probleme serioze. Aeroporti Narita në Japoni gjithashtu ka ndërprerje. Në Indi, në aeroportin e Delhi, janë rikthyer në përdorimin e dërrasave të zeza për të treguar se fluturimet dhe biletat janë shkruar me stilolaps.

Publikime te ngjashme