Besnikëria në provë: zbulohen 10 deputetët që ndërruan parti dhe siguruan sërish ulëse në Kuvend

1 minute, 43 seconds Read

Kuvendi i Kosovës në legjislaturën e re do të vazhdojë të ketë në përbërjen e tij figura të njohura që kanë shërbyer në të paktën dy subjekte politike. Janë të paktën 10 deputetë të cilët kanë rifituar mandatin e tyre, ndonëse më parë kanë qenë pjesë aktive e partive të tjera rivale.

Ky fenomen i ndërrimit të taboreve politike ka qenë i pranishëm prej vitesh dhe po vijon me intensitet të njëjtë edhe në këtë legjislaturë. Këto “transferime” dëshmojnë se kufijtë ideologjikë në Kosovë mbeten shpesh vetëm deklarativë përballë pragmatizmit politik dhe kalkulimeve të interesit elektoral.

Sipas të dhënave të analizuara, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) rezulton përfituesja më e madhe e këtyre lëvizjeve, duke integruar në radhët e saj 7 nga 10 deputetët e “emigruar”. Ndërkohë, në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) kanë aderuar 2 emra, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thithur 1 deputet nga radhët e rivalit të saj kryesor. Këto lëvizje sinjalizojnë një mungesë stabiliteti të brendshëm partiak dhe pakënaqësi të thella të individëve me strukturat aktuale udhëheqëse. /lajmishqip.net

Deputeti/ja Partia Aktuale Partitë e mëparshme / Historiku
Mimoza Kusari Lila LVV Ish-deputete e AKR (2010), pjesë e koalicionit LDK-AKR (2017).
Albena Reshitaj LVV Ish-ministre e AKR (2017), më pas deputete në AAK (2019).
Haxhi Avdyli LVV Ishte pjesë aktive e LDK-së (deputet në 2017) para se t’i bashkohej Guxo/LVV.
Andin Hoti LVV Ka shërbyer si deputet i PDK-së (2017).
Adelina Grainca LVV E zgjedhur fillimisht nga PDK (2021), u transferua menjëherë në LVV.
Agim Bahtiri LVV Ish-nënkryetar i AKR-së dhe kryetar komune nga kjo parti.
Labinotë Demi Murtezi LVV Deputete e koalicionit PD-PDK në vitin 2014.
Doarsa Kica Xhelili LDK Fitoi mandatin me LVV (Lista Guxo, 2021) para se të kalonte në LDK.
Ukë Rugova LDK Ka pasur një rrugëtim përmes AAK-së dhe Listës Rugova (deputet 2010).
Eman Rrahmani PDK I zgjedhur si deputet i LVV-së (2021), tani pjesë e PDK-së.

Publikime te ngjashme