Zgjerim Historik i Termokos: Rama Njofton Lidhjen e 65 Mijë Qytetarëve, 11 Zona të Tjera në Pritje

0 minutes, 37 seconds Read

PRISHTINË – Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar një arritje të rëndësishme në zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore, duke konfirmuar se mbi 65,000 qytetarë janë lidhur për herë të parë me sistemin e Termokos.

Përmes një video-mesazhi në Facebook, Rama ka paralajmëruar se projekti do të vazhdojë, me 11 zona të reja të kryeqytetit që pritet t’i bashkohen rrjetit së shpejti.

Ky zhvillim, sipas tij, është pjesë e vizionit për një kryeqytet më pak të varur nga energjia elektrike për ngrohje. “Për herë të parë në kryeqytet, 65 mijë qytetarë të kryeqytetit janë lidhur me ngrohjen qendrore dhe 11 zona të reja janë drejt lidhjes shumë shpejt. Prishtina përtej ngrohjes me rrymë,” deklaroi Rama./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme