Videoja e Trumpit me një model të pazakontë të flokëve, bëhet virale në rrjetet sociale

1 minute, 0 seconds Read

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump ka qenë objekt i shumë diskutimeve për shkak të një videoje.

Gjegjësisht në X është shfaqur një video e tij, me një model interesant flokësh.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Në vend të flokëve të krehur mjeshtërisht, Trump kishte një model flokësh të shkrirë në mënyrë të pazakontë.

Videoja është realizuar në klubin e tij të golfit në “West Palm Beach”, Florida dhe shpejt u bë virale me më shumë se 9 milionë shikime.

Shumë filluan të tallen me modelin e ri të flokëve në komente.

Por, përkundër kësaj ka një shpjegim të pazakontë për formën që morën flokët e tij.

Sipas tyre, për modelin e flokëve të Trump është fajtor kapela që ka mbajtur ai gjatë një xhiroje golfi, të cilën e bën zakonisht në kohën e lirë.

“Ai duket kështu sa herë luan golf”. Nuk është një model flokësh i ri, ai thjesht hoqi kapelën”. “Imagjinoni sa shumë u argëtuan në atë fushë golfi”, ishin disa prej komenteve. /Telegrafi

Publikime te ngjashme