Tragjedi në Rahovec: Humb Jetën 2-vjeçari Pas Rrëzimit Aksidental

0 minutes, 55 seconds Read

RAHOVEC – Një tragjedi ka goditur fshatin Vranjak të Rahovecit, ku një fëmijë 2-vjeçar, i identifikuar me inicialet O. B., ka ndërruar jetë pas një beteje disaditore për jetën, si pasojë e një rrëzimi aksidental.

Ngjarja e rëndë nisi më 31 gusht, kur i mituri u rrëzua dhe pësoi lëndime të rënda në kokë. Ai u dërgua me urgjencë fillimisht në Spitalin e Gjakovës dhe më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Në QKUK, fëmija iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Familja e tij u njoftua për lajmin tragjik sot (e diel) në mesditë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar procedura “Hetim i vdekjes” për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Trupi i pajetë i fëmijës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që hetuesit rajonalë po e trajtojnë rastin./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme