Policia e Kosovës po heton një rast plagosjeje me armë zjarri që ka ndodhur të dielën në qytetin e Shtimes. Sipas njoftimit zyrtar, viktima ka deklaruar se një person i panjohur ka shtënë katër herë në drejtim të tij, duke e qëlluar një herë në këmbë.
I plagosuri fillimisht kishte marrë trajtim mjekësor në emergjencë, para se të jepte deklaratën e tij para autoriteteve. Policia ka konfirmuar se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit të dyshuar, raporton lajmishqip.