Tentim për provokim në veri: Policia bllokon aksionin e Listës Serbe brenda palestrës sportive

0 minutes, 51 seconds Read
Banner Description

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një ndërhyrje të menjëhershme në palestrën sportive të Mitrovicës së Veriut. Aksioni kishte për qëllim ndalimin e zyrtarëve komunalë, të cilët po tentonin të largonin karriget ekzistuese shumëngjyrëshe – simbol të qytetit – për t’i zëvendësuar ato me ulëse që mbajnë ngjyrat e flamurit të Serbisë.

Nga pamjet ekskluzive të siguruara brenda objektit, vërehet prania e zyrtarëve policorë që kanë marrë situatën nën kontroll. Në fotografitë nga vendi i ngjarjes, brenda sallës është identifikuar edhe përfaqësuesi i lartë i Listës Serbe, Igor Simiq.

Ekipi i gazetarëve ndodhet aktualisht në vendngjarje duke monitoruar situatën nga afër, për të sjellë çdo detaj të ri në kohë reale rreth këtij zhvillimi.

Deri më tani, autoritetet policore nuk kanë dalë ende me një komunikatë zyrtare për të sqaruar detajet e plota të ndërhyrjes dhe rrethanat specifike të këtij incidenti. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme