Bota e futbollit mban frymën sonte, teksa stadiumi “MetLife” në New Jersey do të jetë arena e finales së madhe të Kupës së Botës për Klube mes Chelseat dhe Paris Saint-Germain. Dy gjigantë të futbollit evropian, të mbushur me yje dhe ambicie, do të kërkojnë të shkruajnë historinë në edicionin inaugurues të turneut me formatin e ri, në një përballje që premton spektakël.
Rrugëtimi drejt finales ka qenë i ndryshëm për të dy skuadrat. Chelsea, pas një sezoni të vështirë por në ringritje, ka demonstruar një pjekuri taktike dhe stabilitet, duke eliminuar kundërshtarë të fortë. Nga ana tjetër, PSG ka shfaqur fuqi absolute, me një repart ofensiv shkatërrues që ka bërë diferencën, teksa synon trofeun e parë të madh ndërkombëtar nën drejtimin e trajnerit të ri, raporton lajmishqip.