Sherri mes vëllezërve në Gjilan zbulon arsenalin e fshehur, Policia në aksion blic

0 minutes, 44 seconds Read

Një mosmarrëveshje familjare në Gjilan ka eskaluar duke vënë në lëvizje Policinë e Kosovës, e cila ka zbuluar një arsenal armësh pas një urdhri për bastisje.

Burime të sigurta bëjnë me dije se ngjarja u denoncua më 7 shtator paradite, kur 55-vjeçari me inicialet R. Agaj raportoi në polici se ishte sulmuar fizikisht nga vëllai i tij 64-vjeçar, R. Agaj.

Pas marrjes në pyetje të dy palëve, Prokurori i Shtetit lëshoi një urdhëresë urgjente për kontroll në banesën e të dyshuarit. Gjatë bastisjes, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të gjatë, dy kuti me municion luftarak, si dhe një palë dylbi.

Me vendim të Prokurorisë, ndaj të dyshuarit është iniciuar hetim për veprat penale “Sulm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme