Rrëzimi i avionit nga Azerbajxhani, Putin kërkon falje: Ishim duke goditur dronët ukrainas!

1 minute, 39 seconds Read

Putin ka folur me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev për rrëzimin e avionit dhe ka kërkuar falje pasi “incidenti tragjik” ndodhi në hapësirën ajrore ruse, por nuk ka pranuar se Rusia është përgjegjëse.

Putin i ka bërë me dije Aliyev se teksa avioni u përpoq të ulej në Grozny (kryeqyteti i rajonit rus të Çeçenisë), dronët ukrainas po sulmonin Rusinë dhe forcat ruse të mbrojtjes ajrore zmbrapsën sulmet.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Vladimir Putin kërkoi falje për faktin se incidenti tragjik ndodhi në hapësirën ajrore ruse dhe shprehu edhe një herë ngushëllimet e thella dhe të sinqerta për familjet e viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve. Në atë kohë, Grozni, Mozdoku dhe Vladikavkazi po sulmoheshin nga mjete ajrore pa pilot të Ukrainës dhe sistemet ruse të mbrojtjes ajrore i zmbrapsën këto sulme”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini.

Avioni i pasagjerëve u rrëzua të mërkurën pranë qytetit Aktau në Kazakistan pasi u devijua nga Rusia jugore, ku u raportua se dronët ukrainas po sulmonin disa qytete.

Të paktën 38 persona humbën jetën dhe 29 pasagjerë të tjerë i mbijetuan aksidentit ajror, duke marrë lëndime të shumta.

Shtëpia e Bardhë sakaq ka thënë se indikacionet e hershme tregojnë se avioni mund të ishte rrëzuar nga Rusia dhe dy zyrtarë ushtarakë amerikanë i kanë thënë NBC News se inteligjenca amerikanë ka zbuluar se Rusia mund ta ketë identifikuar gabim avionin si një dron dhe e ka rrëzuar atë.

Ndërkohë, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev i tha Vladimir Putinit se avioni ishte subjekt i “ndërhyrjes së jashtme fizike dhe teknike” në hapësirën ajrore ruse.

Fjalët e tij ishin të njëjta me ato të përdorura nga kompania Azerbajxhan Airlines, e cila ka pezulluar një mori fluturimesh drejt qyteteve ruse si pasojë e incidentit.

Publikime te ngjashme