Publikohet exit poll-i i parë për Prishtinën: Ky është rezultati mes Ramës dhe Çekut

0 minutes, 30 seconds Read

Kompania “UBO Consulting” ka publikuar rezultatet e para të exit-poll-it për Prishtinën, menjëherë pas mbylljes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Sipas këtyre të dhënave, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, prin me 54.1% të votave.

Ndërkohë, kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Hajrulla Çeku, ka siguruar 45.9%.

Raundi i dytë i zgjedhjeve u mbajt sot në 18 komuna të vendit, ku qendrat e vendvotimit u mbyllën në ora 19:00. I gjithë procesi i votimit raportohet të ketë përfunduar i qetë dhe pa incidente./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme