Prokurori i dyshuar për marrje ryshfeti ndalohet për 48 orë

1 minute, 7 seconds Read

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ndaluar për 48 orë personin e dyshuar, gjegjësisht porkurorin e prokurorisë themelore në Prizren B.Sh., i cili po hetohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, kanë kryer bastisje në zyrën e punës dhe në banesën e të dyshuarit.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës hetimore penale. Prokuroria Speciale, brenda afatit ligjor të parashikuar nga Kodi i Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit,” thuhet në komunikatën zyrtare.

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, thekson përkushtimin e saj në luftën kundër korrupsionit dhe në sjelljen para drejtësisë të çdo personi të përfshirë në vepra penale të kësaj natyre. /lajmishqip.net

Në fund thuhet se Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, rithekson përkushtimin në luftën kundër korrupsionit dhe në sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale korruptive.

Publikime te ngjashme