Përmbysje në rezultate: PDK rikthen ulësen e humbur, pas numërimit të votave të fundit

0 minutes, 57 seconds Read

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Një ndryshim i papritur ka ndodhur së fundmi sa i përket numrit të ulëseve në Kuvend në mes PDK-së dhe LDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të kthej ulësen e 23-të, duke ia rrëmbyer kështu LDK-së një vend, e cila ka rënë në 14 deputetë nga 15 sa kishte sipas rezultateve të mëhershme.

Nga këto rezultate, Bekim Haxhiu rikthehet në Kuvend, ndonëse ditë më parë u tha se ka mbetur jashtë.

Ndërsa te LDK-ja humb ulësen Fadil Hadërgjonaj.

Lëvizja Vetëvendosje e cila ka dalë e para në këto zgjedhje, vazhdon të ketë të siguruara 57 ulëse në Kuvend.

Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6 ulëse.

Vlen të përmendet se këto ndryshime kanë ndodhur nga numërimi I deritanishëm i votave ku përfshihen: votat nga vendvotimet e rregullta, ato në përfaqësitë diplomatike, me postë nga Berni dhe Berlini dhe votat me kusht të cilat ende nuk kanë përfunduar.

Publikime te ngjashme