Pasi u Mandatua për Kryeministër, Kurti Shpalos Planin: Premtim i Ri për Autostradën e Gjilanit dhe Lidhjen e Rajoneve

1 minute, 2 seconds Read

PRISHTINË – I sapomandatuar nga Lëvizja Vetëvendosje si kandidat për kryeministër, Albin Kurti ka shpalosur një platformë ambicioze qeverisëse, duke vënë në qendër të saj një premtim të ripërtërirë për përfundimin e autostradës së papërfunduar Prishtinë-Gjilan.

Në fjalimin e tij para Këshillit të Përgjithshëm të partisë, Kurti iu rikthye projektit që mbeti peng gjatë mandatit të tij të kaluar, duke u zotuar se do ta finalizojë atë në mandatin e ardhshëm. Ai prezantoi një plan të gjerë për infrastrukturën rrugore në të gjithë Kosovën.

“Do të përfundojmë ndërtimin e rrugës Prizren–Tetovë, autostradën Prishtinë – Gjilan me vazhdim deri tek Dheu i Bardhë dhe autostradën Duhle-Shtime-Banullë. Po ashtu do të ndërtojmë rrugën e Dukagjinit që lidh Prizrenin, Rahovecin, Gjakovën, Deçanin me Pejën e Istogun. E do të vazhdojmë me ndërtimin e rrugëve Deçan – Plavë dhe Pejë – Rozhajë,” u shpreh Kurti.

Përveç projekteve infrastrukturore, platforma e prezantuar nga Kurti përfshinte edhe zotime për përmirësime në sistemin shëndetësor, rritje të investimeve në arsim dhe thellim të reformave në drejtësi./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme