Ornstein: Granit Xhaka arrin marrëveshje personale me Sunderland, dëshiron rikthimin në Premier Ligë

1 minute, 16 seconds Read

Sipas gazetarit të mirënjohur të The Athletic, David Ornstein, mesfushori Granit Xhaka i ka komunikuar Bayer Leverkusenit dëshirën e tij për t’u larguar, me destinacion skuadrën e Sunderland.

Mesfushori i kombëtares zvicerane thuhet se ka arritur një marrëveshje për kushtet personale me klubin, i cili sapo është ngjitur në Premier Ligë, dhe ka si prioritet kalimin në ‘Stadium of Light’.

Ende nuk ka një akord final mes dy klubeve, por negociatat janë në proces e sipër dhe vetë Xhaka ka kërkuar nga drejtuesit e Leverkusenit që të lehtësojnë largimin e tij, raporton lajmishqip.

Interesimi i Sunderlandit për Xhakën doli në pah javën e kaluar, por në atë kohë u raportua se për shërbimet e tij ishin në garë edhe disa klube nga Arabia Saudite.

The Athletic konfirmon se ofertat nga Arabia Saudite ishin dukshëm më superiore financiarisht, si për klubin gjerman ashtu edhe për lojtarin, por dëshira e palëkundur e Xhakës është rikthimi në kampionatin anglez.

Mesfushori ka një kontratë të vlefshme me Bayer Leverkusenin deri në vitin 2028, fakt që i jep ‘Aspirinave’ një avantazh të qartë në negociata për të caktuar çmimin e shitjes.

Granit Xhaka ishte pjesë e Arsenalit për shtatë sezone (2016-2023) para transferimit te Leverkuseni, me të cilin fitoi titullin e Bundesligës sezonin e fundit. Një rikthim në Angli përbën një lëvizje befasuese, por që pritet me entuziazëm nga tifozët, raporton lajmishqip.

Publikime te ngjashme