Një kryetar bashkie vritet në shesh gjatë festës së “Ditës së të Vdekurve” në Meksikë

0 minutes, 51 seconds Read

Autoritetet meksikane kanë bërë të ditur se një kryetar bashkie në shtetin perëndimor Michoacán është vrarë me armë zjarri përpara dhjetëra qytetarëve që po merrnin pjesë në festimet tradicionale të “Ditës së të Vdekurve”.

Carlos Alberto Manzo Rodríguez, kryetar i bashkisë së Uruapanit, u qëllua për vdekje të shtunën në mbrëmje, në qendrën historike të qytetit, ndërsa më vonë ndërroi jetë në spital, njoftoi prokurori i shtetit, Carlos Torres Piña, duke cituar burime të Associated Press (AP).

Gjatë sulmit u plagosën një anëtar i këshillit të qytetit dhe një truprojë, ndërsa autori i dyshuar u neutralizua në vendngjarje, konfirmoi sekretari federal i Sigurisë, Omar García Harfuch. Ai sqaroi se Manzo Rodríguez ishte qëlluar shtatë herë.

Ky atentat ndodhi në një zonë të njohur për dhunën e lidhur me krimin e organizuar, ku politikanët lokalë shpesh janë shënjestër e sulmeve të tilla./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme