Kurti: Me Hovenierin, marrëdhënia me ShBA-në ka arritur në nivele të reja

0 minutes, 38 seconds Read

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Kurti tha se me Hovenierin folën për progresin e arritur gjatë këtij mandati të Hovenierit dhe bashkëpunimin që kanë pasur gjatë kësaj kohe.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Marrëdhënia ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara ka arritur nivele të reja gjatë mandatit të tij, dhe kontributi i Ambasadorit Hovenier ka qenë thelbësor për forcimin e këtyre lidhjeve në fushat e mbrojtjes, sigurisë, inteligjencës, zhvillimit ekonomik dhe diplomacisë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Më tej, bëhet e ditur se Kurti, i uroi Hovenierit dhe familjes së tij shëndet dhe se “Kosova do të jetë gjithmonë shtëpi e tyre”.

Publikime te ngjashme